Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka deklaruar se sot pritet çlirimi i Preshevës.
Ai pasi ka votuar në Zhunicë, ka thënë se shqiptarët e luginës do të japin verdiktin e tyre për një pushtet vendor stabil e zhvillimor.
“Para se gjithash në situata që jemi një pushtet kundër Covid-19. Një pushtet për arsim më të mirë dhe zhvillim të bujqësisë, ekonomisë së vogël dhe të mesme. Kujtoj se është një datë e pazakontë në kalendarin gjeografik, sepse do të jetë një ditë vere. Fatmirësisht kemi temperaturat e mira, prandaj shqiptarët e Preshevës nuk do i ndalojë asgjë që të dalin pranë kutive të votimit, të japim votën absolut të lirë. Dhe në këto dy ditët e fundit e mëhershme parazgjedhore qytetarët kanë ndarë mendjen për të zgjedhur dhe në këtë drejtim deri në orën 20:00 të gjithë shqiptarët do të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Prandaj pritet çlirimi i Preshevës”, ka deklaruar Mustafa.
Kreu i PDSh-së ka votuar në njësinë 13 në bashkësinë lokale në Zhunicë.
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...