Ministrat e BE-së do të diskutojnë situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel të martën, më 19 nëntor.
Ministrat do të shqyrtojnë për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së zgjerimit, por nuk priten përfundime konkrete, njoftoi Këshilli i BE-së.”Ne nuk e dimë se sa konkretë mund të jemi, por sigurisht që duam t’i dërgojmë një mesazh pozitiv rajonit” tha Këshilli i BE-së.
Këshilli i BE-së njoftoi se ministrat e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së dhe atyre evropiane (GAC) do të diskutojnë situatën në fushën e politikës së zgjerimit dhe procesin e pranimit, si pika e fundit në rendin e ditës.”Ky duhet të jetë vetëm ‘hapi i parë’ për rinovimin e politikës së zgjerimit, si dhe besimin midis shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor,” thanë burimet e Këshillit të BE-së./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...