​Haskuka jep një lajm të mirë për prizrenasit

21:48 | 14 Janar 2021

Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19.

Ministra e Shëndetësisë ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë, shkruan Arbresh.info.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se komuna që ai drejton nga nesër do të jetë me rrezikshmëri të ultë dhe me masat e reja gastronomia dhe gjithë operatorët ekonomikë do të punojnë deri në orën 22:00.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot edhe një lajm I mirë 🙂Prizreni vazhdon të jetë ndër komunat me rrezikshmëri të ultë dhe me masat e reja gastronomia dhe gjithë operatorët ekonomik do të punojnë deri në orën 22:00. Vendimi i qeverisë hyn në fuqi nga nesër.
Vazhdojmë me masa individualeMaska- Distancë-Higjienë./Arbresh.info/

 

Këto janë të gjitha masat e propozuara nga ministria e Shëndetësisë kundër COVID-19

 

Këto pritet të jenë masat e reja kundër Covid 19 për gastronominë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara