Dhoma e varrit 3700 vjeçare e vajzës së Faraonit besohet të jetë gjetur pranë të rrënojave të një piramide të zbuluar së fundi në Egjipt.
Ministria e antikës tha se dhoma në nekropolin mbretëror Dahshur, në jug të Kajros, përmbante një kuti druri të gdhendur me hieroglifë. Brenda kutisë ishin katër kavanoza të mbushur me organet e të vdekurit, me gjasë të së bijës së mbretit Emnikama. Piramida e sundimtarit është rreth 600m nga dhoma.
Muajin e kaluar, arkeologët duke kërkuar rrënojat e një strukture gjetën një shtesë me dhjetë radhë hieroglifë që mbajnë emrin e Emnikama- s.
Ata gjithashtu zbuluan mbetjet e një sarkofagu antropoid.
Dahshur gjendet aty ku Sneferu, mbreti i dinastisë së katërt, ndërtoi piramidën e parë të lashtë të Egjiptit, Piramidën e Kuqe 103 metra të lartë, rreth 4,600 vjet më parë.
Ai gjithashtu ndërtoi një version më të hershëm, Piramidën Bent 105 metra të lartë, shpatet e së cilës ndryshojnë këndet prej 54 deri në 43 gradë rreth gjysmën e lartësisë. Sneferu u pasua nga djali i tij Khufu, i njohur për Piramidën e Madhe në Giza, e cila me lartësinë prej 138m është njëra prej mrekullive të lashtësisë./Arbresh.info/
Kosova me dy medalje të bronzta në Olimpiadën Ndërkombëtare ...
Diplomoi në Akademinë e FBI-së, policja kosovare urohet nga ...
Ademi takohet me Infantinon në Doha të Katarit
Policia e Kosovës shpallë në kërkim dillerin shqiptar
Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë
Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet auto...