Shkencëtarët kanë zbuluar se në trupin e njeriut ndodhet një organ për të cilin nuk është folur asnjëherë.
Sipas Sience Alert, organi i ri është pjesë e sistemit tonë tretës dhe më parë mendohej se ishte më i vogël nga sa është zbuluar tani.
“Mund të themi me bindje se tashmë kemi një organ të ri në trupin tonë, i cili nuk ka qenë i pranuar si i tillë më parë. Përshkrimi anatomik i tij, i bërë rreth 100 vite më parë, nuk është i saktë. Ky është një organ i fragmentuar dhe kompleks. Bëhet fjalë për një strukturë të vazhdueshme”- thonë shkencëtarët.
Tekstet mjekësore e kanë përshkruar “mesentery-n” si një organ që ka një mbështjellje të dyfishtë, lufton kavitetin abdominal dhe mban zorrët në vend.
“Kur ne themi se është një organ si gjithë të tjerët, mund të kategorizojmë sëmundjet abdominale në termat e këtij organi. Tani kemi mundur të përcaktojmë anatominë dhe strukturën. Veprimi i radhës është të përcaktojmë edhe funksionin e tij”- shprehen më tej ekspertet e mjekësisë.
Edhe pse përgjithësisht konsiderohet që janë 5 organe në trupin e njeriut, në fakt janë plot 79, përfshirë edhe “mesentery”. Zemra, truri, mëlçia, mushkëritë dhe veshkat janë organe vitale, por edhe 74 të tjerat luajnë një rol në shëndetin tonë.
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...