Shkencëtarët kanë pohuar se materialet e gjetura nga vendi i zbulimit të tyre tregojnë dëshmi të një tipi të çimentos që nuk ishte parë më parë, si dhe metalurgjinë e lashtë të avancuar që i bën ata të besojnë se rrënojat nuk i përkasin grekëve apo romakëve të lashtë, por një qytetërimi shumë më të vjetër .
Hulumtuesit në firmën private të imazheve satelitore Merlin Burroës kanë njoftuar se kanë arritur të zbulojnë rrënojat e qytetit të humbur të Atlantidit në Spanjën jugore, transmeton portali arbresh.info
Rezultatet e kërkuesve tregojnë se rrënojat, të vendosura në veri të qytetit të Cadizit, nuk i përkasin as perandorisë romake, as greke, por në një qytetërim shumë më të vjetër dhe më të përparuar.
Tim Akers, historiani detar dhe kreu i hulumtimit në Merlin Burroës, tha se materiali i nxjerrë nga Spanja tregon dëshmi të “një lloj çimentoje që nuk është parë më parë, si dhe metalurgjisë së lashtë të avancuar”.
“Ne kemi filmuar prova të qarta dhe kemi mbledhur mostrat të cilat janë testuar shkencërisht në një laborator në Itali, i cili përdoret për gjetjet e lashta romake. Rezultatet e testeve provojnë se mosha e gjetjeve është më e vjetës se ajo greko-romake”, tha ai.
Ai gjithashtu zbuloi se vendi “është përhapur mbi 100 milje nga Atlantiku në Mesdhe”, me një “gjigant në brendësi të detit 65 milje të gjatë” të mbushura me dy ishuj natyralë dhe njerëzorë të shtrirë “në qendër të vijës së qyteteve bregdetare”./arbresh.info/
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet