Një 17 vjeçare pasi shkrepi një ‘selfie’, ajo bëri që ajo të zbulohej nga autoritetet për vjedhjen e një iPhone-i. Pronarja e iPhone-it, 23-vjeçja nga Denver, Raëley Bingham, ka thënë se ka qenë në një klub nate më 21 mars kur asaj i është afruar një e panjohur.
“Mu afrua për të më thënë diçka në vesh. Ishte shumë zhurmë dhe ndjeva një lëvizje në çantën time”, ka thënë Bingham.
Por, para se të kuptonte, iPhone-i i saj dhe vajza e re u zhdukën.
Bingham ka thënë për mediat lokale se edhe pse hajdutja ia ka dalë ta çaktivizojë opsionin “find my iPhone” në iPhone, ajo nuk ka qenë e vetëdijshme për një opsion tjetër në të. iPhone i Bingham ka qenë i sinkronizuar që të gjitha fotografitë t’i dërgojë në faqen e saj në Facebook.
Të hënën, ajo gjeti disa “selfie” të bërë nga e dyshuara. Bingham kontaktoi me policinë në Denver dhe e raportoi si të vjedhur telefonin e saj nga një femër e cila më vonë u identifikua si “Lil Momma”.
“Ajo bën shumë ‘selfie’ nga qendra e Denver. Kaloi një të diel të mrekullueshme”, ka thënë Bingham.
E policia e Denverit ofroi 2 mijë dollarë për këdo që jep informata për vajzën në foto. Mirëpo, nëna e hajdutes, me të parë lajmin, ia mori telefonin vajzës së saj dhe e dorëzoi në polici.
Police ka konfirmuar se iPhone është kthyer. Si pasojë e moshës së re, emri i hajdutes nuk është bërë i ditur./arbresh.info/
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë