Zbulohet në Argjentinë fosili i një prej gjigandëve të parë të parahistorisë së planetit tonë.
Ka jetuar rreth 237 milionë vjet më parë, në periudhën Triasike dhe ishte kushëri i largët i titanosaurve, ndër kafshët më të mëdha që kanë shkelur ndonjëherë mbi Tokë.
Paleontologët e kanë pagëzuar me emrin latin Ingentia Prima, që do të thotë Gjigandi i Parë.
Zbulimi është bërë nga kërkuesit e Universitetit Kombëtar të Argjentinës në San Juan dhe është botuar në revistën “Natyre”, “Ecologji” dhe “Evolucion”.
Sipas tyre, kjo kafshë jetonte në rajonet juglindore të kontinentit antik Pangea, në territorin aktual të Argjentinës, dhe kishte një aparat të frymëmarrjes të ngjashëm me atë të zogjve.
Mendohet se peshonin deri në 90 ton.
Fosili i gjetur do të ndihmojë paleontologët të kuptojnë më mirë evolucionin dhe etapat e tij./syri/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës