Natyra është treguar me të vërtetë bujare për prodhuesin kryesor në botë të diamantëve, Alrosa Vetëm pak ditë para Vitit të Ri 2020, kompania ka zbuluar një diamant të madh.
Guri i çmuar i përket kategorisë më të pastërt të diamante, prej 190.77 karat. Diamanti u zbulua në republikën Siberiane të Yakutia të Rusisë në orët e para të 25 dhjetorit.
Sipas të dhënave paraprake, guri gjendet aty prej rreth 2 miliardë vitesh, por një ekzaminim i mëtejshëm do të përcaktojë edhe moshën e saktë.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Alrosa, Evgeny Agureev tha se natyra ka qenë shumë bujare këtë vit, me “surpriza” të jashtëzakonshme, siç është diamanti në formë zemre, i cili gjithashtu u zbulua nga ndërmarrja para Ditës së Shën Valentinit.
Në fillim të këtij viti, kompania kryesore ruse për zbulimin e diamanteve zbuloi dhe diamantin Matryoshka ’të pazakontë, i cili ka një perlë që lëviz lirshëm brenda një kristali më të madh, që i ngjan kukullës tradicionale ruse.
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...