Zbulohen në sarkofagun e Egjipitit mumiet e maceve dhe statuja të kafshëve

20:51 | 11 Nëntor 2018

Shtatë sarkofagë, disa që datojnë më shumë se 6 vjet, janë zbuluar në një vend në buzë të kompleksit piramidal në Saqqara, në jug të kryeqytetit egjiptian.

Ministri i Antikiteteve Khaled el-Enany tha se zbulimi ishte bërë nga një mision arkeologjik egjiptian gjatë punës së gërmimit të filluar në prill, transmeton portali arbresh.info

Tre prej varreve ishin përdorur për macet, tha ai, ndërsa katër sarkofagët e tjerë u zbuluan në vendin që i përkiste Khufu-Imhatit, mbikqyrësit të ndërtesave në pallatin mbretëror.

Mostafa Vaziri, kreu i Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit, tha se misioni kishte zbuluar mumiet e maceve që ndodheshin në këtë zonë.

Dy mumie të tilla u gjetën brenda një sarkofagi qëlqëror, të cilat ishin pikturuar me të zezë.

Dhjetëra mumje mace u zbuluan gjithashtu së bashku me 100 statujat prej druri të prera me macet dhe një në bronz kushtuar perëndeshës së maces Bastet.

Macet zinin një vend shumë të rëndësishëm në Egjiptin e lashtë dhe u mumifikuan si pjesë e fesë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara