Është mbajtur ceremonia funerale e një 26-vjeçareje e cila solli në jetë një djalë të enjten, përkundër asaj që truri i saj kishte vdekur qysh në muajin dhjetor.
Sportistja Catarina Sequeira u deklarua e vdekur pas një sulmi akut të astmës në shtëpinë e saj, transmeton portali arbresh.info.
Bebja, që u emërua Salvador, u lind kur ajo ishte 32 javë shtatzënë dhe është duke marrë kujdesin e duhur në një spital neonatal.
Ky është rasti i dytë i tillë në Portugali i një fëmije të lindur nga një nënë të cilës i ka vdekur truri.
Një kanoeiste e talentuar që kishte përfaqësuar vendin e saj, Sequeira kishte vuajtur nga astma që kur ishte fëmijë.
Ajo pësoi një sulm astme kur ajo ishte shtatzënë 19 javë dhe u vendos në një koma. Megjithatë, gjendja e saj u përkeqësua dhe brenda disa ditësh ajo u deklarua e vdekur në tru më 26 dhjetor, thonë raportet. Për 56 ditë, një ventilator i është bashkëngjitur asaj për të mundësuar që foshnja të mbijetojë në barkun e saj.
Mjekët thanë se qëllimi kishte qenë që të presin deri të premten për nënën që të arrijë shtatzëninë 32 javë, por gjendja e saj e frymëmarrjes u përkeqësua dhe u vendos që të veprohet përmes prerjes cezariane.
Tridhjetë e dy javë u konsiderua periudha në të cilën foshnjat kishin një probabilitet shumë të lartë të mbijetesës, thanë zyrtarët e spitalit./Arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic