Këto fotografi që do të shikoni më poshtë janë bërë gjatë muajit maj –dhjetor 1944 dhe në to shfaqen oficerët dhe rojet e kampit Auschwitz, të cilët po e “shijojnë” pushimin pasi kishin vrarë dhe djegur një numër të madh njerëzish.
Në disa nga fotografitë, oficerët e SS mund të shihen duke kënduar, transmeton portali arbresh.info
Në disa fotografi tjera shihet një person duke dekoruar pemën e Krishtlindjes.
Albumi gjithashtu përmban tetë fotografi të Josef Mengele,mjekut famëket të kampit të përqendrimit.
Këto fotografi i përkasin Karl Hocker, ndihmës komandantit të kampit. Ai i mbajti ato fotografi si kujtim personal. ara çlirimit të saj nga aleatët, Hocker u largua nga Auschwitz. Pas luftës, ai punoi për vite me radhë në një bankë, pasi kishte ndërruar edhe identitet. Por në vitin 1963 ai u detyrua t’i përgjigjej akuzave për rolin e tij në Auschwitzit në një gjyq në Frankfurt.
“Unë nuk kisha asnjë mënyrë dhe asnjë mundësi që të ndikoja në ngjarjet dhe as nuk kam pasur dëshirë që ato të ndodhnin dhe as të merrja pjesë në to”, pati deklaruar ai.
Megjithatë, ai u dënua për inkurajimin e vrasjes së 1 mijë hebrenjëve dhe u dënua me shtatë vite burg. Ai u lirua pasi shërbeu pesë vjet. Në vitin 2000, ai vdiq në moshën 88 vjeçare.
Fotografitë për herë të parë janë dokumentuar në Muzeun e Holokaustit në Uashington./arbresh.info/



Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike