Vitamina C, ndryshe njohur si acidi askorbik, jo vetëm se ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe i mban të shëndetshme, por ndihmon edhe në mirëmbajtjen e lëkurës, enëve të gjakut, eshtrave, etj.
Ju duhet të merrni sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine përmes ushqimeve që i hani.
Nëse keni mungesë të vitaminës C, ju do të ndiheni të dobët dhe të lodhur tërë kohën, të pikëlluar, do të keni madje edhe dhimbje në këmbë.
Por, çfarë sasie e vitaminës C i nevojitet një të rrituri për t’i shmangur këto simptoma?
Ekspertët shëndetësorë thonë se të rriturit (19-64 vjet) duhet të konsumojnë 40mg vitaminë C në ditë.
Vitamina C gjendet në shumë ushqime, duke filluar nga portokajtë, specat e kuq dhe të gjelbër, dredhëzat, brokoli, patatet, etj. /Telegrafi/
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...