Pakkush është në dijeni që kur takon Papën ekziston një kod i caktuar veshjeje.
Njësoj si në të gjitha kishat katolike, shpatullat duhet të jenë të mbuluara dhe fundi asnjëherë mbi gju. Edhe për meshkujt ekzistojnë disa rregulla për t’u zbatuar por asnjëra nuk është aq e veçantë sa moslejimi i ngjyrës së bardhë, për femrat.
Kohët e fundit, Papa Françesku po përpiqet që ta modernizojë kishën, ta bëjë figuriën e jezusit ‘humane’, të jetë më afër njerëzve. Mirëpo, disa gjëra nuk ka mundur t’i ndryshoj dhe një prej tyre është moslejimi i veshjes së bardhë të grave përpara tij.
Nga e gjithë bota, vetë 7 gra mund të vishen me këtë ngjyrë kur e takojnë. Përjashtimet janë: Princesha Charlene e Monacos; Mbretëresha Sofia e Spanjës, mbretëresha Matilde e Belgjikës; Dukesha Maria Teresa e Luksemburgut, mbretëresha Paola e Belgjikës; princesha Marina e Napolit./living.al
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje