Një nënë në Britaninë e Madhe ka marrë urdhër ndalimi nga gjyqi që vajzës së saj t’ia vejë emrin “Cianid” sipas helmit që është vrarë diktatori nazist Adolf Hitler.
Nëna e donte atë emër për vajzën sepse sipas saj ka “konotacion pozitiv” për shkak se ai helm përfundoi jetën e Hitlerit dhe Gebelsit.
Megjithatë, në rastin e parë të këtij lloji , Gjykata e Apelit vendosi se një emër i tillë do të shkaktonte ” dëm emocional ” të fëmijës në të ardhmen.
Nëna, e cila vëllain binjak të vajzës e pagëzoi me emrin Pricer( pejgamber) ka një çrregullim mendor si dhe është e varur nga droga dhe alkooli.
binjakët sipas gjyqtarit janë përballur me dhunë dhe ata si dhe tre fëmijët tjerë të kësaj gruaje janë vendosur në familje strehuese.
Prindërit strehues që kujdesen për binjakët i quajnë ata Harry dhe Annie, por një punëtore sociale,e cila i mësoi emrat e tyre të vërtetë, vendosi që atë rast ta dërgojë në gjykatë.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim