Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OShEE) në Shqipëri, Enea Karakaçi tha se për vitin 2026, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Karakaçi listoi një numër investimesh në sistemin energjetik në të gjithë vendin, përfshirë projektin për nënstacionin e ri të qendrës në Tiranë i cili tha se do të jetë nëntokësor.
“Në shkurt të 2025 ministri qeveria mori vendim për të ulur çmimin e energjisë elektrike me 10 për qind, ne alokuam në ERE, nuk ka asnjë shans që në 2026 të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Pavarësisht uljes së çmimit ne ja kemi dalë, sepse kemi rritur efiçiencën brenda kompanisë në mënyrë që të mos na impaktojë kjo ulje çmimi”, deklaroi Karakaçi për “Euronews”.
Ai theksoi se lajmi për përjashtimin e Shqipërisë nga Ministeriali i Energjisë së BE është i pavërtetë.
“Lajm krejtësisht i çuditshëm, i pavërtetë dhe dashakeqës, pasi në fakt nuk ka asnjë përjashtim të Shqipërisë nga asnjë nga organet e Bashkimit Evropian”, theksoi Karakaçi.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...