Racine Pregunta nga Filipinet duket shumë e bukur në fotot e publikuara nga motra e saj. Ajo shfaqet në arkivol me grim dhe me flokë të kuruar në mënyrë që askush të mos e shihte të zbehur. Çdo detaj është menduar nga vetë ajo me ndihmën e familjes.
Vajza 20 vjeçare që vuante nga kanceri i kockave ka plotësuar ëndrrën e saj ditën që ndërroi jetë. 20-vjeçarja e dinte se kishte vetëm disa ditë kohë dhe planifikoi që të vdiste e bukur.

Pamjet janë bërë 5 ditë para se vajza të ndërronte jetë dhe ditën që u largua nga jeta, motra e saj shkruajti se dëshira e saj e fundit u realizua: “Sot, kërkesa plotësohet dhe aty gjithçka që shoh është ta shoh të qeshur. Ashtu siç ajo dëshironte të vdiste, e bukur”.

Miqtë dhe familja u mblodhën dhe i dhanë lamtumirën e fundit Racinit, e cila tani ka rënë në një “gjumë” të thellë nga i cili nuk do të zgjohet më kurrë.

Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati