Kur vjen puna tek tradhtia në martesë, gjërat do të jenë gjithmonë të ngatërruara.
Por kur i shton pandeminë globale në lëmsh, gjërat papritur mund të komplikohen edhe më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Një burrë e ka kapur paniku se bashkëshortja do ta marrë vesh për tradhtinë e tij, pasi testoi pozitiv për koronavirusit, sepse së fundmi kishte udhëtuar.

Gruaja që nuk kishte pikë dyshimi beson se ai ishte për biznes jashtë Britanisë kur e mori virusin, por realiteti është që ai ishte në pushim sekret me dashnoren, raporton The Sun.
Burri, që besohet të jetë në fund të viteve 30-të, ka zbuluar për mjekët të vërtetën se si e mori virusin.
Për shkak të gjendjes së tij, gruaja e tij aktualisht është duke u izoluar në shtëpinë e tyre luksoze.
Rasti do të ishte shumë qesharak po të mos ishte kaq serioz.
Pacienti thuhet të jetë më shumë në panik se do ta marrë vesh gruaja sesa për shëndetin e tij./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...