Është një kënaqësi kur jep dhe pranon ndonjë gjë.
Megjithatë, studimi i fundit ka gjetur se truri i burrave dhe grave reagon ndryshe kur ndihmojnë të tjerët, shkruan CNN, tranmseton portali arbresh.info
Te gratë, një pjesë e trurit reagon fuqishëm kur ndan paratë me të tjetër, ndërsa të burrat është i njejti reagim por kur ata mbajnë paratë për vete.
Sipas studimit gratë kanë tendencë të jenë më altruise se burrat.
Njëri nga bashkëautorët e studimit, Philppe Tobler, tha se “gratë janë më subjektive, ndërsa burrat e shohin egoizmin si gjë të vlefshme”.
“Sidoqoftë, ende mbetet e panjohur se pse truri i të dy gjinive funksionin në këtë nivel”, tha Tobler, Profesor i asociuar i neuroekonomisë dhe neuroshkencës sociale në Universitetin e Cyrihut.
“Në të dyja gjinitë, sistemi dopamine kodon vlerën”, shtoi ai.
Me “kodifikim” ai nënkupton aktivitetin në ndryshimet e trurit tonë që është proporcional me vlerën që japin përvojat shoqërore.
Dopamine, e cila luan një rol themelor në sistemin e shpërblimit të trurit, lirohet gjatë momenteve të kënaqësisë, por na ndihmon gjithashtu të përpunojmë vlerat tona.
“Duke u bazuar në prioritetet e kundërta të gjinive, ndërhyrja në sistemin dopamin ka efekte kundërshtare,” tha Tobler./arbresh.info/
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...