Në mendësinë e përgjithshme, foshnjet janë qenie të vogla që me hapjen e syve nisin edhe ekperimentimin e parë të tyre rreth botës që i rrethon. Por shkencëtarët kanë zbuluar se foshnjet i mësojnë disa aftësi që para se të lindin. Ja cilat janë 3 gjërat që fëmijët i mësojnë që në mitër:
Profesori Peter Hepper nga Queen’s University në Belfast bëri një studim tek disa gra shtatzëna, një pjesë e të cilave e pëlqenin hudhrën dhe të tjerat jo. Rezultatet ishin interesante fëmijët e lindur nga nënat e grupit të parë u shijonin ushqimet me hudhër edhe para moshës 8-9 vjeç.
E njëjta gjë ndodhi edhe me lëngun e karrotës: bebet 5-6 muajshe, nënat e të cilëve kishin pirë lëng karrote gjatë shtatzënisë, pëlqenin edhe ata ta pinin. Hepper thotë se kjo tregon se foshnjet kanë të njjëta shije me nënat e tyre që në mitër.
Një grup shkencëtarësh nga Finlanda kryen një eksperiment tek disa gra shtatzëna, të cilat u ndanë në dy grupe: grupi i parë dëgjonin ninulla çdo ditë, ndërsa grupi tjetër jo. Rezultati ishte po aq interesant, bebet të lindura nga nënat e grupit të parë reagonin ndaj këngëve, ndërsa bebet e grupit tjetër ishin indiferentë. Foshnjet dëgjojnë tingujt që në mitër, transmeton living.al.
Foshnjet janë në gjendje të reagojnë reagonin ndaj tingujve dhe zërave që në mitër. Madje ata e aftësojnë këtë gjë më shumë kur dëgjojnë zërin e nënës. Sipas shkencëtarëve, akustika e mirë është e domosdoshme për të porsalindurit dhe foshnjet e lindura para kohe pasi ata mund të shfaqin probleme me të folurin nëse nuk dëgjojnë mjaftueshëm zërat e njerëzve.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...