Si të jeni “shoku” i vetes!

22:46 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Këto janë disa këshilla interesante nga psikologët të cilët pretendojnë se fillimisht duhet të bëhemi shoku më i mirë i vetvetes, transmeton arbresh.info.

  1. Bëhuni kritiku i vetës – kjo nuk do të thotë që duhet të jeni i rreptë me vetveten.
  2. Jini avokati i vetes – me këtë psikologët i janë referuar vetë-motivimit dhe gjetjes së frymëzimit.
  3. Mbani një ditarë – zakonisht ndihmon nëse i mbani të shënuara si arritjet si dështimet për t’ia kujtuar vetës kohërat e mira dhe të këqija.
  4. Kujdesuni për vetën – këtu përfshihet kujdesi shëndetësor dhe vënia e nevojave tuaja para të tjerëve.
  5. Gjeni kohë të rrini në qetësi – koha e qetësisë absolute dhe e meditimit janë shumë relaksuese për trurin.
  6. Faleni vetën – pavarësisht çka mund të kenë bërë duhet ta falni veten dhe të vazhdoni të përmirësoheni.
  7. Njihni dobësitë tuaja – të njohësh vetën dhe t’i njohësh dobësitë dhe përparësitë e tua është çelësi i një jete të suksesshme.
  8. Mos provoni të bëheni perfekt- perfeksioni është rrugë pa krye ngaqë, hipotetikisht, po të arrihej nuk do të linte vend për përmirësime të reja.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale