Pas një dekade në ndërtim, shtëpia më e madhe në botë është në shitje. 340 milionë dollarë është vlera e rezidencës gjigante 105.000 metra katrorë. Ajo ndodhet në Bel Air, Los Angeles.
“Daily Mail” shkruan se kjo rezidencë ka 21 dhoma gjumi dhe 42 tualete. Shtëpia ka një garazh për 30 makina, pesë pishina, si dhe një teatër me 30 vende.
Pjesa më tërheqëse e pronës është pamja e saj 360 gradë, që shtrihet deri në Oqeanin Paqësor në perëndim dhe Malet San Gabriel në lindje.
Madje nuk është vetëm shtëpia më e madhe në tokë, por gjithashtu edhe prona më e kushtueshme personale për të dalë në treg, në historinë amerikane.
“The One” quhet ndërtesa, të cilës iu deshën tetë vite që të ndërtohet. Ajo kërkoi fuqi punëtore të më shumë se 600 punëtorëve.
Rezidenca është projektuar nga arkitekti Paul McLean dhe zbukuruar nga projektuesi i brendshëm Kathryn Rotondi. Fotografitë e reja të paraqitura në Architectual Diges japin një pamje në shtëpinë e përfunduar së fundmi.
Sipas “Daily Mail”, Paul McLean dhe Kathryn Rotondi, u regjistruan për të krijuar “kështjellën” bashkëkohore nga prodhuesi i filmit, Nile Niam. Ky i fundit zotëton pesë hektarë tokë në të cilën është vendosur banesa.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...