Shitet shtëpia nga filmi ikonik “Home Alone”, e cila ndodhet në Winnetka afër Çikagos. Ndërtesa luksoze kushton 5.2 milionë dollarë.
Shtëpia është rinovuar tërësisht dhe është zgjeruar në vitin 2018 dhe pronarët aktualë kanë jetuar në të për 12 vjet.
Pronarët e rinj do të kenë në dispozicion pesë dhoma gjumi dhe gjashtë tualete. Përveç kësaj, shtëpia ka një kinema, si dhe një fushë sportive të brendshme.
Në momentin e xhirimeve të pjesës së parë të filmit “Home Alone”, kjo shtëpi luksoze i përkiste familjes Abendschien. Ata e zotëronin shtëpinë nga viti 1988 deri në vitin 2011, kur e shitën për 2.4 milionë dollarë.
Kjo familje jetoi në shtëpi vetëm një vit e gjysmë kur e kërkoi Chris Columbus, regjisori i një prej filmave më të njohur të Krishtlindjeve.
“Ai na tha se shtëpia jonë është ideale për xhirime. Nuk e kishim idenë se filmi do të kishte një sukses të tillë,” thanë pronarët më herët.
Gjatë xhirimeve të “Home Alone”, ata kanë qëndruar kryesisht në dhomën e gjumit për rreth gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër të shtëpisë janë filmuar skena të njohura nga komedia./abcnews.al
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...