Pronari i një firme farmaceutike, amerikani me origjinë shqiptare Martin Shkreli, i cili u bë “njeriu më i urryer në Amerikë”, kur ai qindra fishoi çmimin e antibiotikut kundër AIDS, Darpim nga $ 13.50 për të $ 750 për pilulë brenda një natë, njoftoi se në zgjedhjet presidenciale do të mbështesë kandidatin republikan Donald Trump.
“Unë jam kontaktuar nga stafi Trump. Unë e mbështes atë përballë Hillarit”
Mbetet ende e paqartë nëse Shkreli, do e mbështes me zell Trumpin apo kjo është një shaka. Shkreli u akuzua në dhjetor për akuzat e mashtrimit të letrave me vlerë që rrjedhin nga koha e tij si CEO i Retrophin në vitin 2014.
Në maj, prokurorët njoftuan se zoti Shkreli mund të përballet me akuza të tjera penale.
Stafi i Donald Trump nuk u përgjigj menjëherë pas kërkesës për një koment në lidhje me deklaratat e Shkrelit. Megjithatë, zoti Trump nuk ka pasur një opinion pozitiv në lidhje me Shkrelin.
I pyetur nga gazetarët në shtator, ai u përgjigj.
“Ai duket si një shejtan plang prishur, për mua” tha kandidati republikan në Karolinën e Jugut gjatë konferencës për shtyp. “Ju doni të dini të vërtetën? Ai duket si një shejtan. Ky djalë nuk është asgjë. Ai është zero. Ai s’është asgjë. Ai duhet të jetë turp për veten e tij”./tetovasot
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...