Kohë pas kohe paraqiten punime, të cilat ngrenë pluhur të madh dhe një e tillë ka ndodhur kohë më parë kur është publikuar se kriteri për përcaktimin e asaj që trupat qiellor i bën planet duhet ndryshuar.
Në punimin “Definimi gjeofizik i planetëve” thuhet se Hëna, Plutoni dhe disa trupa tjerë në Sistemin Diellor duhet të marrin statusin e planetit.
Në punimin, të cilin e ka shkruar ekipi i ekspertëve, në mesin e të cilëve edhe Alan Stern, pjesëmarrës i misionit NASA “New horizonts”, thuhet se karakteristika gjeofizike të këtyre trupave duhet të përcaktojë nëse disa janë planetë ose ndodhet në orbitën e Diellit.
Edhe pse jemi mësuar të mendojmë se Hëna është satelit i Tokës, astronomët e vjetër grekë dhe ata të Mesjetës kishin dyshuar se në fakt është planet. Një mendim i tillë është ndryshuar për shkak të ndikimit të teorisë heliocentrike të Kopernikut, nga viti 1543, kur Hëna “u bë” satelit i Tokës.
Sipas pohimeve më të reja, shkencëtarët konsiderojnë se Hëna megjithatë është planet. Nëse do ta fitojë këtë status edhe zyrtarisht, kjo do të varet nga Unioni ndërkombëtar i astronomisë, e cila për këtë duhet të marrë vendimin.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...