Shkencëtarët kanë zbuluar se ka dy pika kulmore kur njerëzit janë më të lumturit.
Për të realizuar këtë eksperiment “Qendra e Performancës Ekonomike” në shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër ka marrë në pyetje 23.000 pjesëmarrës nga Gjermania, nga mosha 17-85 vjeç.
Vullnetarët u pyetën të vlerësonin shkallën e tyre të lumturisë dhe të parashikonin sa të lumtur do të ishin ata pas 5 vitesh. Pasi kaluan 5 vite të njëjtët pjesëmarrës u pyetën sërish, që të shikohej nëse ata kishin arritur ta bënin parashikimin saktë. Sipas kësaj, shkencëtarët dolën në rezultatin se njerëzit që janë 23 dhe 69 vjeç janë të mbushur me lumturi. Arsyeja është shumë e thjeshtë.
Kur jeni 23 vjeç në jetën tuaj keni shumë mundësi dhe jeni optimistë për të ardhmen. Nuk keni shumë përgjegjësi mbi shpatulla, mund të udhëtoni, të takoni njerëz të rinj. Ndërsa në moshën 69-vjeçare keni kaluar të gjitha momentet e vështira në jetë.
Keni të gjithë kohën e botës dhe me të gjitha paratë që keni grumbulluar gjatë jetës mund të bëni çdo gjë që keni dëshirë. Në këtë moshë keni kaluar edhe stresin profesional dhe më në fund mund të relaksoheni.
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë