Një nga benefitet më të mëdha të izolimit nga Covid-19 ka qenë impakti tek mjedisi që nga pastrimi i ajrit, ujërave dhe natyrës. Gjatë karantinës u duk sikur planeti Tokë më në fund po merrte frymë.
Shembulli më i mirë i kësaj ka ndodhur në Turqi, ku pastrimi i ujërave në liqenin Iznik ka bërë që për herë të parë të shihen gjurmët nënujore të një kishe antike 1,600 vjeçare.
Fotografitë e pabesueshme janë shpërndarë në mediat e huaja, ku qartësia e kristaltë e ujit ka mundësuar që kisha e kohës Bizantine të dalë në dukje.
Kjo kishë është disa metra e mbuluar disa metra nga uji dhe është zbuluar në vitin 2014-të ekzistenca e saj, por vetëm këto ditë ka qenë e mundur që të shihet me sy të lirë.
Në kohën e gjetjes, Instituti Arkeologjik i Amerikës e quajti këtë kishë si një nga 10 zbulimet më të mëdha të vitit.
Historianët besojnë se kjo kishë antike është ndërtuar në vitin 390 pas Krishtit për nder të Shën Neofitos, një shenjt i krishterë i martirizuar në vitin 303 pas Krishtit./lapsi.al/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...