Harku natyror që është shfaqur në filmat ‘Clash of the Titans’, ‘The Odysses’ dhe së fundmi në serialin ‘Game of Thrones’ është shembur.
Kryeministri i Maltës Joseph Muscat përmes rrjetit social twitter ka njoftuar për shembjen e harkut, transmeton portali arbresh.info
I njohur si dritarja Azure, harku gëlqëror që qendroi në ishullin Gozo të Maltës ka shpërbyer si një kornizë për fotografët që kanë dashur të kapin rrezet e diellit mbi ujërat e Mesdheut.
Qeveria e Maltës kishte marrë hapat e duhur për ruajtjen e harkut dhe vizitorët ishin ndaluar të ngjiteshin mbi hark, apo të notonin përfundi saj.
Sipas Muscat ‘fenomeni natyror ishte shumë i vështirë për tu mbrojtur’./Arbresh.info
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt