Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se vendi synon të dërgojë astronautët në Hënë deri në vitin 2024.
Pence e bëri premtimin në një fjalim në Alabama, duke thënë se ndër astronautët do të ishte edhe një grua.
“Plani i kësaj administrate të SHBA-së është që të rikthejë austronautët në hënë brenda pesë viteve të ardhshme”, tha ai.
“Më lejoni të jem i qartë, gruaja e parë dhe njeriu tjetër në Hënë do të jenë të dy astronautë amerikanë të nisur nga raketa amerikane dhe nga toka amerikane”, deklaroi Pence.
Muaji korrik i këtij viti shënon 50 vjetorin e zbarkimit të parë të njeriut në Hënë.
Astronautët e Apollo-s të NASA-s ishin të fundit që ecën në hënë më 1972, dhe asnjë vend deri më tani nuk ka bërë një përpjekje serioze për të dërguar njerëzit në Hënë.
Për dekada me radhë, administratat amerikane kanë shkuar shqyrtuar mes Hënës dhe Marsit si një prioritet për eksplorimin e hapësirës.
Ish presidenti, Barak Obama, favorizoi Marsin si destinacionin e ardhshëm të madh të astronautëve, ndërsa Presidenti Donald Trump shtyu përpara planet për hënën.
Pence nuk dha asnjë çmim se sa mund të kushtojë ky udhëtim. Por, NASA ka rritur përpjekjet e saj për t’u bashkuar me kompanitë private, si SpaceX dhe Boeing, për të zgjeruar aftësinë për të dërguar njerëzit në hapësirë./gsh/
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...