Për herë të parë në histori, një grua u lejua që të hyjë në arenën e ndeshjes së demave në Japoni, pasi kufizimi për gratë u hoq në përpjekje për të modernizuar këtë sport.
Mediet japoneze thanë se gruaja në fjalë, e identifikuar si Yuki Araki, shoqëroi kafshën e saj në arenë, në ditën e parë të stinës së ndeshjeve me dema, në ishullin Hokaido, transmeton tch.
Më parë, gratë nuk lejoheshin që t’i afroheshin arenës, pasi kjo e fundit purifikohej me kripë dhe verë orizi, siç e kërkonte tradita.
Ndeshjet e demave në Japoni njihen si “Togi” dhe ndryshojnë nga ato në Spanjë, pasi aty asnjë dem nuk vritet dhe nuk ka toreador.
Në këtë sport shekullor, demat kryqëzojnë brirët dhe përpiqen që të shtyjnë njëri-tjetrin të nxitur nga stërvitësit e tyre. Në momentin që një dem plagoset nga brirët e tjetrit, ndeshja ndërpritet menjëherë, përcjellë Koha net.
Muajt e fundit, gjithnjë e më shumë gra kanë denoncuar abuzimet seksuale në Japoni dhe ndryshimi i rregullit të Federatës së Ndeshjeve me Dema duket se shkon me këtë trend. Zyrtarë të Federatës thanë se barazia mes burrave dhe grave nuk duhet të vihet më në diskutim dhe se lejimi i grave në këtë sport thjesht do ta përmirësojë atë.
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...