Diamanti i quajtur “Legjenda” është vlerësuar për shitje mes 14 dhe 20 milionë dollarëve.
Diamanti më i madh, i cilësuar si “i përsosur”, ka një formë të zemrës dhe është shitur dje në Gjenevë për gati 15 milionë dollarë. Për shtëpinë e ankandeve “Christie”, kjo shitje përbën një “rekord botëror”.
Ai është shitur për 14.99 milionë, duke i përfshirë taksat. Kjo shitje është një “rekord botëror” për një diamant me formën e një zemre, ka thënë zëdhënësja e “Christie”, Alexandra Kindermann.
Rekordi i mëparshëm për një diamant të tillë ishte arritur në vitin 2011. Atë vite, një diamant me 56.15 karat ishte shitur për 10.9 milionë dollarë./Arbresh.info/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...