Rasti i rrallë i imamit gay që marton homoseksualët

06:43 | 13 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Është imam në Paris, ishte martuar me një burrë ndërsa tani është I divorcuar dhe do të adoptojë një fëmijë. Për Ludovic Mohamed Zahed, Kurani nuk ndalon asgjë dhe Isis është fashizëm. Ja historia e tij… “Nëse profeti do të ishte këtu do të martonte edhe homoseksualët” – këtë e pohon Ludovic Mohamed Zahed, 38 vjeçari algjerian që jeton në Paris. Myslyman, sigurisht, por jo vetëm. Ludovic është edhe imam. Po, siç e lexuat, është imami i parë gay në Europë që, pavarësisht kërcënimeve të njëpasnjëshme, vazhdon të luftojë që Islami ta pranojë komunitetin Lgbt. Shëtit botën duke celebruar martesa mes partnerëve gay.

Ka një doktoraturë në psikologji, ka qenë i martuar me një burrë prej të cilit është divorcuar dhe tani do të adoptojë një fëmijë. Në xhaminë e tij, gra, burra, homoseksualë, luten në paqe pranë njëri-tjetrit. “Është e para xhami që pranon gay-t në Francë. Sot, në këtë vend si gjithandej nëpër botë, homoseksualët janë të shumtë. Të rinjtë gay mysliman ndihen emigrantë dhe të vetmuar. Për këtë arsye, në vitin 2010, vendosa të krijojë një shoqatë që të mbështeste komunitetin myslyman gay. Quhet Hm2f (homoseksualët myslyman të Francës) dhe ka për qëllim të përfshijë botën Lgbt në Islam. Pastaj, në 2012 hapa xhaminë tonë që I pranonte të gjithë”- ky është rasti I rrallë i imamit që pavarësisht të gjithave, po lufton ta bëjë komunitetin e tij të ndihet i pranuar./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme