Edhe pse tingëllon shumë e pazakontë, qumështin e artë do të duhej ta pinim të gjithë, sepse ndikon shumë në shëndetin tonë.
Natyrisht, qumështi nuk punohet nga ari por nga ngjyra e këtij ari fisnik për shkak të mëlmesës të cilën e qesim në të.
Kjo pije forcon sistemin e imunitetit, ka cilësi antibakteriale, qetëson artritin dhe dhembjet e nyjave, zgjidh problemin me fryrjen dhe vendos punën normale të traktit të tretjes, ndërkaq janë shënuar edhe ndikime pozitive ndaj zgjebes dhe sëmundjes së Kronit (Crohn).
Vetë qumështi nga i cili e bëni këtë pije nuk është e thënë të jetë qumësht lope. Mund ta zëvendësoni me qumësht soje, bademi apo me cilindo qumësht tjetër të cilin e doni.
Kjo pije, së fundmi është bërë trendi më i ri mes personave që ushqehen shëndetshëm, jo vetëm është e mirë për organizmin tuaj dhe ndihmon në dobësim, por gjithashtu është super e shijshme, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– rrënjë xhenxhefili,
– disa kokrra zingiberi (Eugeniacariophullata),
– 2 filxhanë ujë,
– 2 lugë kafeje qumësht,
– 1 lugë e vogël mjaltë,
– 1–2 lugë të vogla kafeje shafran.
Përgatitja:
Xhenxhefilin grijeni në rende dhe bashkë me zingiberen qiteni në ujë dhe lëreni të zihet dy minuta.
Qiteni në filxhan, shtoni shafranin, mjaltin dhe qumështin dhe përzieni derisa mjalti të shkrihet. /Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari