Linjat ajrore mund të kenë nivele të ndryshime shërbimesh dhe orare të ndryshme të fluturimeve, por disa gjëra mbeten konstante.
Nëpër linjat ajrore ushqimi në përgjithësi nuk është i mirë, banjat janë të ngushta dhe ulja në ndonjë vend tjetër përveç klasit të parë mund të jetë e pakëndshme, transmeton portal arbresh.info
Sigurisht që kur keni udhëtuar me aeroplanë e keni vënë re, se ulëset janë ngjyrë të kaltër. Por pse është kjo, më poshtë do të zbuloni arsyen.

Së pari, ngjyra e kaltër nëpër ulëse është shumë më e lehtë për t’u pastruar, ose të paktën mënyra më e mirë për të shfaqur një pamje pastërtie.
Një arsye tjetër është se shumë njerëz e lidhin ngjyrën blu me ndjenjen e paqes dhe të mirëqenies. Duke marrë parasysh që disa njerëz përjetojnë ankth nga fluturimi, kjo ngjyrë jep një efekt qetësie.
Kompanitë ajrore amerikane, e zgjedhin ngjyrën e kaltër edhe si pjesë të logos së tyre, sepse bashkë me të kuqen përfaqësojnë ngjyrat e flamurit amerikan. Në nivelin e korporatës, ai simbolizon një ndjenjë besueshmërie, një tjetër efekt pozitiv kur po lejoni që një pilot t’ju çojë nëpër qiell me shpejtësi deri në 575 milje në orë./arbresh.info/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...