Muzika ulërin përmes altoparlantëve, striptizeret vallëzojnë dhe audienca fishkëllin.
Në disa pjesë të Kinës, kështu duket një funeral.
Në fillim të këtij viti, Kina tentoi të ndalonte kryerjen e funeraleve të tilla, dasmave ose tempujve, duke i quajtur ato “të pahijshme dhe vulgare”, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që autoritetet janë përpjekur të heqin qafe këtë traditë.
Sipas një teorite, pjesmarrja e striptizereve bëhet me qëllimin për të rritur numrin e njerëzve në funeral, pasi konsiderohet se turma nderon të ndjerin.
Në tjetër teori thotë se kjo praktikë ka të bëjë me “riprodhim”.

“Në disa kultura lokale, vallëzimi erotik mund të përdoret për të përcjellë dëshirat e të ndjerit për t’u bekuar me shumë fëmijë”, deklaroi Huang Jianxing, profesor i Universitetit Normal të Fujian.
Një teori e tretë tregon se punësimi i striptizereve mund të shihet si shenjë e pasurisë.
“Familjet rurale në Kinë, janë të prirur që të tregojnë të ardhurat e tyre të disponueshme duke paguar disa herë në vit ndonjë aktore, këngëtare, komedianë apo striptizere për të ngushëlluar të vdekurit dhe për të argëtuar vajtuesit”, tha ai.
Ministria e Kulturës në Kinë konsideron se shfaqje të tilla janë “primitive” dhe ka njoftuar se kushdo që punëson një striptizere për të tërheur njerëz në funeral do të “ndëshkohet rëndë”./arbresh.info/
Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin...
Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano k...
Parisi ofron dy lojtarë dhe miliona euro për transferimin e ...
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...
27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit