Zbulohet shkaku i dhimbjes së kokës pas një gote verë të kuqe.
Vjen si pasojë e një antioksidanti natyral që gjendet në përbërjen e rrushit, quercitina, që i bën mirë shëndetit, por kur bashkohet me alkoolin sjell ndonjë shqetësim të vogël, si dhimbja e kokës.
Shpjegimi është arritur falë një studimi të kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Davis dhe është publikuar në revistën ndërkombëtare “Scientific Reports”.
Sipas kërkuesve, quercitina është e paranishme në pothuajse të gjitha frutat dhe zarzavatet dhe konsiderohet një antioksidant shumë i shëndetshëm, madje është i disponueshëm edhe në formën e integratorëve.
Kur hyn në fluksin e gjakut, trupi e konverton në tjetër formë, gjë e cila bllokon metabolizmin e alkoolit, duke shkaktuar dhimbje koke apo përzierje.
Quercetina, prodhohet nga rrushi në përgjigje të dritës diellore, dhe sa më i ekspozuar rrushi, aq më të larta janë nivelet e saj në përbërje. Por jo vetëm, niveli i saj tek vera e kuqe mund të ndryshojë edhe në bazë të prodhimit, të fermentimit e vjetërimit./tvklan.al
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...