Ruth Langsford dhe Eemonn Holmes ishin duke e udhëhequr emisionin e mëngjesit në një kanal britanik, kur kërcyen nga divani, të frikësuar nga kukulla në formë dinozauri të përmasave reale.
Stafi i ‘This Morning’ e kishin mbajtur sekret tyrannosaurus rex, që është pjesë e shfaqjes për fëmijë ‘Walking with Dinosaurs’.
Prezantuesi Holmes, kërkoi që regjia të lëshoi një video, kur në studio hyri ‘dinozauri’, që e bëri kolegen e tij që kërcei nga frika.
Derisa ata bashkëbisedonin me Michaela Strachan, për rolin e saj në shfaqjen me dinozaurë, kukulla bredhte nëpër studio dhe i pengonte prezantuesit, para se të thyente një vazo qelqi.
“Më ka plotësuar ditën, ishte e i mahnitshëm. Jo çdo ditë shohim një krijesë aq të lashtë në emision mëngjesi”, ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...