Zemra artificiale e prodhuar në Turqi u prezantua nga 20 mjekë turq në Simpoziumin Veith të ShBA-së, që është një prej simpoziumeve më të famshme të botës në fushën e kirurgjisë.

Pajisjet mjekësore të njohura me markën “Invamed dhe RD Global” të zhvilluara nga shkencëtarët turq në fushën vaskulare u prezantua në edicionin e 46-të të Simpoziumit Veith që u mbajt në Nju-Jork me pjesëmarrjen e rreth 4 mijë e 500 njerëzve nga më shumë se 70 kompani nga shumë vende të botës.
Kryetari i Federatës së Shëndetësisë së Turqisë, Rasit Dinç u prononcua në lidhje me pajisjet turke të prezantuara në simpoziumin e organizuar në ShBA.
Duke vënë në dukje se simpoziumi u shënua nga pajisjet e prodhuara në Turqi, Rasit Dinç tha: “Në Turqi çdo ditë e më shumë po bëhen gjëra të mira. Aktualisht bota është duke bërë fjalë për zemrën artificiale, për ngjitësin e quajtur ‘Turkish glue’ që përdoret gjatë operacioneve të venave me varice dhe robotët e damarëve”.

Ai bëri të ditur se në Turqi tanimë prodhohen edhe robotët që përdoren për hapjen e damarëve dhe për nxjerrjen e koagulimeve të gjakut nga truri, ndërsa shtoi se “Pajisjet që sot prodhohen në Turqi eksportohen në rreth 60 vende të ndryshme të botës. Në dhashtë Zoti vitin e ardhshëm do të fillojmë me eksporte drejt ShBA-së. Në sajë të simpoziumit pajisjet tona u prezantuan për pjesëmarrësit nga mbi 100 vende të botës. Këto pajisje tërhoqën një interesim të jashtëzakonshëm”.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale