Një koleksion i mbetjeve plastike në Oqeanin Paqësor po rritet me shpejtësi, ka vlerësuar një kërkim i fundit shkencor.
Parashikimet sugjerojnë për një rritje prej rreth 80 mijë ton plastikë në ujrat me Kalifornisë dhe Havait, transmeton portali arbresh.info
Kjo shifër është deri në gjashtëmbëdhjetë herë më e lartë se sa është raportuar më parë, thonë studiuesit ndërkombëtarë.
“Përqendrimi i plastikës po rritet dhe mendoj se gjendja po përkeqësohet”, tha Laurent Lebreton i The Ocean Cleanup Foundation në Delft, Holandë, e cili udhëhoqi studimin.
“Kjo është një situatë emergjente dhe duhen marrë veprime për të parandaluar një fenomen të tillë”, shtoi ai.
Mbeturinat grumbullohen në pesë zona të oqeanit, më e rëndësishmja është zona e vendosur midis Havai dhe Kaliforni./arbresh.info/
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...