Personat të cilët hanë ushqim shpejt janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë simptoma të cilat i rrisin rreziqet e sulmeve të zemrës sesa ata të cilët hanë më me kujdes.
Hulumtimet nga shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se njerëzit të cilët hanë ngadalë janë më pak të prirë të shtojnë peshë apo të zhvillojnë sindromën metabolike, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se vetëm 2.3 për qind e atyre që hanë ngadalë kanë zhvilluar sindromë metabolike, krahasuar me 6.5 për qind të atyre që hanë me shpejtësi mesatare dhe me 11.6 për qind të atyre që hanë shpejt.
Kjo do të thotë se ata të cilët hanë shpejt janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë sëmundje të cilat e rrisin rrezikun për sulm të zemrës, diabet, sulm të trurit, obezitet, shtypjes së lartë të gjakut, etj.
Ata gjithashtu janë trefish më të prirë të shtojnë peshë.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...