Intervistat e punës dhe shqyrtimet në punë mund të jenë poshtëruese, prandaj është paksa e zakonshme të thyhet akulli me një copëz humor. Por, nëse sensi juaj i humorit është shumë sarkastik, kjo mund të jetë shumë keq për ju.
Duhet të dimë se shpeshherë jemi sarkastik pa e kuptuar vet ne. Shakatë e vogla mund të keqkuptohen shumë lehtë dhe, siç tregon për Business Insider Michael Kerr:
“Tani nuk është koha të përdoret sarkazma, edhe nëse mendoni se kjo do ta pakësojë tensionin. Përdorimi i sarkazmës do të krijoj përshtypje të gabuar tek punëdhënësi. Por, është mirë që herë pas here të përdorni shaka të vogla të cilat tregojnë se mund të buzëqeshni, mirëpo gjithmonë duke u kujdesur se nuk po e teproni”.
Sarkazmat nuk janë të mira as për thyerjen e akullit apo bezdisës. Siç shpjegon Kerr, ky lloj i sarkazmës mund t’ju bëj të dukeni të pasigurt, dhe shefi apo punëdhënësi potencial mund ta marrë atë seriozisht. /Telegrafi/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...