Shumica e njerëzve i konsiderojnë bananet si ushqimi i tyre i preferuar. Bananet janë përbërësi kryesor në disa nga ushqimet më të shijshme, qoftë në akullore, puding, etj.
Sidoqoftë, për vite të tëra ka qarkulluar një thashetheme se ngrënia e bananeve para ngjizjes i rrit mundësitë për të lindur djalë. Si shumicën e anektodave të tjera të këtij lloji, njerëzit e konsiderojnë këtë gjë si përrallë të plakave. Megjithatë, një studim ka zbuluar se kjo gjë mund të jetë e vërtetë.
Hulumtuesit kishin anketuar 740 gra gjatë shtatzënisë së tyre të parë dhe kishin zbuluar se gratë, të cilat u nënshtroheshin dietave që përfshinin konsumimin e sasive të mëdha të kaliumit (një nga vitaminat kryesor në banane) kishin qenë më të prira të lindnin djalë. E njëjta gjë ishte thënë edhe për gratë të cilat kishin konsumuar sasi të mëdha të kalorive dhe sodiumit.
Veç kësaj, përmes studimeve të tyre, shkencëtarët kishin arritur ta kundërshtojnë një mit të kamotshëm i cili thoshte se konsumimi i madh i qumështit i rritë mundësitë për të lindur vajzë. Pra, shkencëtarët kishin zbuluar se është krejtësisht e kundërta, nivelet e larta të konsumimit të kalciumit ndërlidhen me lindjen e një djali./shekulli
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...