WhastApp është një nga aplikacionet më të përdorura në të gjithë botën.
Ky aplikacion përdoret gjerësisht për të komunikuar, me tekst, zë por edhe video.
Por një lajm i rëndësishëm vjen për të gjithë përdoruesit e kësaj platforme komunikimi.
Që nga 12 nëntori, të gjitha mesazhet ne WhatsApp që nuk janë ruajtur do të fshihen përgjithmone.
Njoftimi është për shkak të një marrëveshjeje midis WhatsApp dhe Google, për të lejuar të gjitha bisedat, fotografitë dhe videot e ngarkuara nga aplikacioni të ruhen në Google Drive.
Në një deklaratë në faqen e internetit të WhatsApp, kompania shpjegoi se “për të shmangur humbjen e këtyre të dhënave, ne ju rekomandojmë që të ruani të dhënat tuaja WhatsApp para datës 12 nëntor 2018.”
Ndryshimi do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, pasi WhatsApp tashmë ka një marrëveshje me Apple kështu që përdoruesit e iPhone mund t’i ruajnë të dhënat e tyre në cloud iCloud.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot