Sipas Indeksit të pasaportave Henley, pasaporta më e fuqishme e vitit 2018 është ajo japoneze.

Bartësit e pasaportës japoneze mund të udhëtojnë pa nevojën e një vize në më shumë shtete se cdo pasaportë tjetër.
Shtetasit japonez fituan te drejtën e udhëtimit te lire drejt Mianmarit, duke pasur kështu akses pa vize apo me vize te siguruar në vendmbërritje në 190 shtete. Pasaporta e Singaporit, që ishte dikur më e fuqishmja, siguron akses pa vizë në 189 shtete.
Në vend të tretë ndodhen pasaporta gjermane, franceze dhe koreano-jugore. Pasaporta e Shteteve të Bashkuara ra në vendin e pestë, me akses në 186 shtete, pas Danimarkës, Finlandës, Italisë, Suedisë dhe Spanjës. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe mbanin vendin e parë në 2015-n me pasaportat më të fuqishme.
Emiratet e Bashkuara Arabe u ngjitën nga vendi i 62-të në 2006, në vendin e 21 në 2018-në. Një pasaportë e Emirateve të Bashkuara Arabe siguron akses pa vizë në 161 shtete të botës.
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...