Një partiturë origjinale me minuete e shkruar nga Wolfgang Amadeus Mozart në moshën 16-vjeçare dhe pjesë e koleksionit të Stefan Zweig, u shit sot në ankand për 372 500 euro, gati sa dyfishi i çmimit të vlerësuar.
Dorëshkrimi, që përbëhet nga dy minute të plota për orkestër, kompozuar në Salzbourg në vitin 1772 dhe që ka shkrimin me dorë të Mozart-it “Finis”, ishte vlerësuar midis 150 000 e 200 000 euro.
“Është variant i vetëm i partiturës. Mozart ka shkruar gjithnjë variante të para, pa i ripërpunuar ato më vonë, ndryshe nga Beet’hoven, i cili i rishikonte vazhdimisht kompozimet e tij”, u shpreh gjatë ankandit Simon Maguire, specialist dorëshkrimesh muzikore.
Dorëshkrimi, i cili nuk është botuar kurrë, përmban disa korrigjime dhe ndryshime të vogla, një a dy prej të cilave janë bërë nga babai i Mozart-it, Leopoldi.
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...