Doni të kujtoni në emër apo numër telefoni por nuk ju vjen ndërmend? Jeni nisur për në treg dhe keni harruar çfarë të blini? Tashmë ekspertët kanë gjetur një mënyrë mjaft efikase për të rikujtuar, duke shmangur thirrjen në telefon të mamit, apo shoqes…
Mjafton të bëni grusht dorën tuaj të majtë dhe ta shtrëngoni atë fort. Po kur përpiqeni të mësoni një listë përmendësh?
Në ndihmë ju vjen dora e djathtë këtë herë…Bëjeni grusht dhe shtrëngojeni fort përpara se të nisni të mësoni listën e gjatë.
Studimet tregojnë se lëvizjet aktivizojnë rajonet e trurit kyç për ruajtjen dhe rikthimin e kujtimeve.
Hulumtuesit amerikanë në studim, morën vullnetarët të cilëve u dhanë një top gome dhe iu kërkua ta shtrydhnin atë sa më shumë të jetë e mundur para se të përpiqeshin për të mësuar përmendësh një listë prej 72 fjalësh.
Ata të cilët shtrydhën me dorën e tyre të majtë, iu kujtuan më të shumtat e fjalëve, transmeton Telegrafi.

Studiuesi Dr Ruth tha: “Gjetjet sugjerojnë se lëvizjet e thjeshta trupore, duke ndryshuar mënyrën përkohësisht të funksionit të trurit, mund të përmirësojë kujtesën.”
Më shumë hulumtime janë të nevojshme për të parë nëse llojet e tjera të kujtesës mund të jenë rritur.
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...