Notarja me famë botërore, Katie Ledecky, vitet e fundit ka qenë kampione absolute në garat me not. Këtë ajo e ka dëshmuar dhe me anë të një video të publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku ka shpalosur të gjithë talentin e saj.
Katie është shfaqur duke bërë not, ndërsa mbi kokë mbante një gotë lëng. Me gotën mbi kokë kampionia olimpike ka përshkruar të gjithë pishinën 50 metra të gjatë. Ajo që bie në sy është fakti se si ajo ka arritur të mbajë ekuilibrin dhe ta kalojë me sukses këtë sfidë.
“Ndoshta një nga gjërat më të mira të karrierës sime”, shkroi Katie krahas videos së publikuar.
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...