Sheilas’ Wheels, kompania e njohur e sigurimeve të makinave të gjinisë femërore ka hedhur propozimin për të t’i bërë rrugët në Mbretërinë e Bashkuar më të sigurta për shoferet gra dhe ka identifikuar PinkZones, një koncept që do të njihte korsi të veçanta për shoferet femra, si një vizion i konceptueshëm i së ardhmes.
Propozimi erdhi si rezultat i një numri raportesh që tregojnë se si gratë janë të pambrojtura në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar. Shifrat nga Departamenti i Transportit (DfT)1 të publikuara në vitin 2012 tregojnë se burrat janë përfshirë në 114,190 aksidente krahasuar me vetëm 70,470 për gratë, por 53% e grave të përfshira janë lënduar rëndë, krahasuar me vetëm 38% të burrave.
Korsitë e ndara për gratë në rrugë jo vetëm që do të rrisnin sigurinë, por gjithashtu do t’i largonin ato nga një mjedis potencialisht i rrezikshëm.
PinkZones do të projektohen posaçërisht për shoferet femra për të përmirësuar cilësinë e jetës. Meqë qeveria ka caktuar kohët e fundit 70 miliardë £ për shpenzimet e infrastrukturës së transportit, rialokimi i hapësirës ekzistuese rrugore për gratë shofere mund të jetë relativisht efikase në kosto. Për shembull, vlerësohet se krijimi i korsive vetëm për femra në të gjithë rrjetin e autostradave do të kushtonte 250,000 £ për km.
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet