Një grua nga Massachusetts vuan nga një sëmundje e rrallë kronike që e bën atë alergjike pothuajse ndaj çdo gjëje.
Sipas Akademisë Amerikane të Astmës, Alergjisë dhe Imunitetit, Caroline Cray vuan nga sindroma e aktivizimit të qelizave mast (MCAS), çrregullim ky i rrallë nga i cili personi përjeton “simptoma të përsëritura të alergjisë që prekin disa sisteme të trupit”.
Ngrënia e ushqimit të gabuar mund t’i shkaktojë 24 vjeçares shok anafilaktik – reaksion alergjik potencialisht vdekjeprurës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Është vërtetë e vështirë, pasi kur mund të hash normalisht nuk mendon fare për ushqimin”, ankohet Cray.
Ajo e kuptoi për herë të parë se diçka nuk është në rregull me të në vitin 2017 kur u godit nga shoku anafilaktik pasi hëngri akullore dhe u shtrua në spital për 12 orë.
Në të njëjtën periudhë, ajo pësoi një sërë sulmesh tjera nga konsumimi i picave, bukës, orizit dhe fasuleve.
Pas 10 muajsh analiza, Cray u diagnostifikua me MCAS, gjë që e ktheu jetën e saj përmbys.
“Ishte befasuese për mua”, zbuloi ajo duke theksuar se edhe nëna e saj Julia gjithashtu është e prekur nga kjo sëmundje.
Megjithatë, ajo ishte e shqetësuar nga ideja se si do të jetonte pjesën tjetër të jetës duke mos pasur mundësi të hajë pothuajse asgjë.
Bëhet e ditur se së bashku me regjimin dhe ushqimin dietik, Cray i përmbahet edhe një regjimi të rreptë mjekimi, duke përfshirë vaksina ndaj alergjive Xolair çdo 14 ditë.
Por, pavarësisht këtyre kufizimeve dhe vështirësive me të cilat përballet, ajo çdo natë e kalon jashtë me familjen e saj dhe miqtë.
Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestue...
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...