“Kristiansand Beach” në Vest-Agder të Norvegjisë është plazhi më i shtrenjtë dhe për një ditë do të shpenzoni së paku 51.82 funte. Temperaturat po rriten dhe sigurisht se po mendoni për pushime. Megjithatë, para se të shkoni atëherë duhet të shikoni mirë buxhetin para se të vendosni vendin se ku do të shkoni. Sigurisht se plazhet më të bukura janë më shtrenjta. “telegraph.co.uk”, ka bërë një renditje me 20 plazhet më të shtrenjta në botë.
Kjo renditje është bërë në bazë të çmimeve nga uji, i birrave, akulloreve dhe drekës. “Kristiansand Beach” në Vest-Agder të Norvegjisë është plazhi më i shtrenjtë dhe për një ditë do të shpenzoni së paku 51.82 funte. Norvegjia njihet për çmimet e shtrenjta. Edhe plazhet numër dy e tre vijnë nga ky shtet. Në 20 plazhet më të shtrenjta janë edhe plazhet nga Suedia e Danimarka.
20 plazhet më të shtrenjta në botë:
Kristiansand Beach, Vest-Agder, Norvegji – £51.82
Huk Beach, Oslo, Norvegji – £49.67
Solastranda, Rogaland, Norvegji – £48.37
Mareto Plage Publique, Moorea, French Polynesia – 47.08
La Plage de Maui, Tahiti, French Polynesia – £46.85
Åkrasanden, Rogaland, Norvegji – £46.49
Hamresanden, Vest-Agder, Norvegji – £45.82
Ribersborg Beach, Skåne, Suedi – £44.37
Anse Vata, Noumea, Neë Caledonia – £44.22
Anse Georgette, Praslin, Seychelles – £42.79
Anse Soleil Beach, Seychelles – £42.73
Dueodde Beach, Bornholm, Danimarkë – £42.25
Böda Sand, Kalmar, Suedi – £42.11
Læsø Beach, Danimarkë – £42.10
Beau Vallon, Mahe, Seychelles – £41.91
Blåvand Beach, Danimarkë – £41.90
Poe Beach, Neë Caledonia – £41.59
Tylösand Beach, Halland, Suedi – £41.52
Rømø Beach, Danimarkë – £41.46
Båstad Beach, Skåne, Suedi – £41.41
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...